Nisin hetimet pas vendimit të PZAP-it për përsëritjen e zgjedhjeve në Han të Elezit

22 tetor 2021 | 16:41

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit, që janë mbajtur më 17 nëntor të këtij viti.

Lajmin e  ka barë me dije Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar sektorin rajonal të hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale ‘cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’ nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,  është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, PZAP-i ka anuluar dje zgjedhjet në Han të Elezit të cilat janë fituar në raund të parë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), konkretisht nga Mehmet Ballazhi.

Zyrtarë të kësaj partie po pretendojnë se shtyrja e zgjedhjeve u bë mbi bazën e disa “argumenteve” bizare dhe të paqëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi gjerman i ka vendosur ultimatum drejtuesve të klubit anglez.…