Vuçiqi: Kemi një situatë të tmerrshme, nuk fle natën

22 tetor 2021 | 17:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për  krizën aktuale të energjisë.

“Unë nuk fle natën, nuk do të zgjidhim asgjë lehtë, do të kemi probleme me çmimin e të gjitha burimeve të energjisë”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka theksuar se po bëjnë më shumë përpjekje në këtë fushë se shumë vende të tjera, raporton “B92”.

“Ata që janë në një situatë dhjetë herë më të keqe se ne nuk shqetësohen. Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”.

“Kemi një situatë të tmerrshme energjetike”, ka thënë ai, duke shtuar se çmimi i energjisë elektrike në bursë është 229 euro për megavat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka…