Shkurtohet ora policore, zgjatet orari i punës së gastrononomëve

22 tetor 2021 | 17:23

Drejtori i ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë me dije se do të ketë ndryshim të masave kundër Covidit vetëm sa i përket lirisë së lëvizjes dhe gastronomisë.

Ibrahimi ka thënë për “Klan Kosova” se nga shtetet e Evropës Juglindore vetëm Kosova është aktualisht me orë policore, dhe se ora policore do të zgjatë nga ora 00:00 në 05:00 të mëngjesit.

Ndërsa sa i përket orarit të gastronomisë, ata do të lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

Mirëpo, vendimet tjera do të mbeten në fuqi sikur ai i bartjes së obligueshme të maskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për  krizën aktuale…