Dardan Berisha, MVP i xhiros së shtatë

22 tetor 2021 | 17:35

Java e shtatë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll u vequa me ndeshje interesante, me theks të veqantë ndeshja derbi mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, apo dueli mes nënkampionit dhe kampionit.

Nga kjo përballje është zgjedhur MVP i xhiros, që shkoi për kapitenin e Pejës, Dardan Berisha. Ai ndaj Yllit shënoi 23 pikë, bëri gjashtë kërcime, dhe shtoi po aq asistime si dhe një top të vjedhur. Berisha inspiroi fitoren e pejanëve që janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje.

Kapiteni i kombëtares së Kosvoës në këtë edicion po luan me mesatare prej 22.5 pikëve, 4.8 kërcime e 4.3 asistime. Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së shtatë janë: Courtney Fells (Prizreni 16), Amin Hot (Trepça), Urim Zenelaj (Prizreni 16), Ivan Koljeviq (Prizreni16) dhe Andi Shehu (Bashkimi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional ndërmjet Republikës së Kosovës…