Xhafer Tahiri shpenzoi 42.865 euro për një veturë me qira për 3 vite

22 tetor 2021 | 22:19

Komuna e Vushtrrisë, e qeverisur nga Xhafer Tahiri, kishte lidhur aneks kontratë me “Mercom Company” Sh.P.K, për marrjan me qira të një automjetit në vlerë prej 32.865.36 euro, kompani kjo nga Prishtina.

Lënda e kontratës kishte të bënte me “Shfrytëzimin afatgjatë të automjeteve me qira, Kategoria III”.

Në këtë aneks kontratë nuk kanë bërë publike datën e përfundimit të kontratës, siç ndodhë në dispozita ligjore të marrveshjës mes palëve.

Duke u bazuar në kërkesat e shumta nga autoritetet Kontraktuese/njësitë kërkuese dhe Udhëzuesit Administrativ 06/2018, kjo kërkesë ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga Ministria e Financave me datën 27.03.2018.

Kontrata është lidhur nga Zyrtari përgjegjës i prokurimit, nga Autoriteti Kontraktues, Ekrem Rexha, Zyrtari kryesor Administrativ, nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Behxhet Rukiqi dhe nga menaxheri i kompanisë “Mercom Company” Sh.P.K, Shpat Elshani, ku pas 7 muajve negociata të mbajtura, konkretisht me datën 30.10.2018 pajtohen që të lidhin këtë aneks kontratë vetëm për 1 veturë.

Tek lënda kontraktuese, në faqen e dytë siç dihet është një veturë, e të gjitha dispozitat e tjera mbesin të pandryshuara nga kontrata bazë.

Në kontratë thuhet se ky amandament do të jetë pjesë integrale e kontratës bazë dhe kishte hyrë në fuqi me nënshkrim nga të dy palët me 15.11.2018.

Kjo do të thotë se komuna e Vushtrrisë për 120.000 kilometra për 3 vite ka harxhuar 42.865 euro, që i bie për 7 litra me shumën 10 euro dhe 10.000 litra naftë për 32.865.36 lizing./Demokracia.com/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave, ka shënuar…