PDK-ja dënon kërcënimet ndaj Lladrovcit, kërkon nga organet e drejtësisë të merren masa

23 tetor 2021 | 19:26

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka dënuar ashpër kërcënimet e fundit ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Abdullahu ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar jetësisht që vullneti i qytetarëve të Kosovës të shprehet lirshëm dhe të vije në shprehje përmbajtësisht demokracia, pa kurfarë dallime dhe në të gjtha komunat e Kosovës.

“Jemi kundër çdo keqpërdorimi, kundër çdo shkelje të procedurave dhe kundër çdo kërcënimi që ky vullnet të ndryshohet. Jemi të shqetësuar dhe të brengosur për rastin e Drenasit, konkretisht kërcënimit që iu është bërë në adresë të kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci”, ka shkruar Abdullahu.

Zëdhënësi i PDK-së ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin çdo kërcënim dhe të ndërmarin masa adekuate kundër të gjithë atyre që guxojnë të kërcënojnë këdo në Kosovë.

“Vullneti i qytetarëve të Drenasit nuk mund të ndryshohet më kërcnime. Demokracia, konkretisht vullneti i lirë i qytetarëve të kësaj komune do të ngadhnjej dhe PDK mbron me konsekuencë këto vlera”, ka shkruar Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka…