Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

23 tetor 2021 | 19:21

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Angli-Shqipëri, që do të luhet më datën 12 nëntor 2021, ora 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja e biletave online do të nisë të shtunën (23 tetor 2021) dhe të interesuari mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës https://fshf.org/shop/.

Gjithashtu, po në këtë link pasqyrohet edhe ofertat speciale të përgatitura nga FSHF për tifozët kuqezi, ku me blerjen e një bilete mund të përftohet me një çmim okazion edhe një bluzë e Kombëtares Shqiptare.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim FSHF do të udhëzojë tifozët përmes njoftimeve në kanalet zyrtare të komunikimit në faqen zyrtare dhe median sociale për mënyrën sesi do të vijohet me shitjen e biletave fizike në dyqanin e FSHF-së në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid,…