Asnjë i vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit

24 tetor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 13 raste të reja me Covid-19.

“Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.  Në total numri i rasteve aktive është 456”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picassos që janë ekspozuar në…