Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi, reagon KOK-u

24 tetor 2021 | 15:25

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar që për të tretën herë ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi.

Sipas KOK-ut, policia serbe morri urdhër nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen e ekipit që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nis sonte në Beograd

Reagimi i plotë i KOK-ut:

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që sonte nis në Beograd.

Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi të detajshëm të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhërin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi.

Ekipi i boksit u nis për herë të tretë drejt Serbisë, këtë herë pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s, me të cilët drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm.

KOK dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…