Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë

24 tetor 2021 | 16:15

Kukësi ka arritur të dalë fituese nga ndeshja me Vllazninë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë skuadra verilindore i shkakton humbjen e parë shkodranëve.

Një supergol nga Shqipërim Taipi në minutën 29, do t’i jepte kuksianëve avantazhin. Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ndreca që më pak fat arriti të shënonte edhe golin e dytë për Kukësin, duke iu dhënë kështu 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë.

Në këtë ndeshje doli me karton të kuq lojtari i Vllaznisë, Mustedanagic, për ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës, i cili humbet ndeshjen e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës…