Ministri Mehaj, të rinjve: Aplikoni në konkursin e FSK-së, ju garantoj proces fer dhe transparent

24 tetor 2021 | 17:43

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje drejt të rinjve të Kosovës që të konkurrojnë në konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj iu bëri thirrje të gjithë të rinjve e të rejave në vendin tonë, nga të gjitha komunitetet pa dallim, që dëshirojnë të bëhen pjesë e FSK-së që të bashkohen në shërbim të vendit.

Mehaj tha se si ministër garanton proces fer dhe transparent, e në përputhje të plotë të procedurave dhe kritereve, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm më të mirët prej më të mirëve.

Ai madje tha se nga pozita e ushtarakut, iu rikujton se shërbimi në ushtrinë e vendit është detyrim i shenjtë, borxh dhe nder ndaj historisë, së tashmes dhe të ardhmes së vendit dhe qytetarëve tanë.

“Andaj, konkurroni pa hezitim, sepse FSK është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shërbimi ndaj saj është obligim i përbashkët”, ka shtuar Mehaj.

Postimi i plotë i Mehajt:

Qytetarë të dashur,

Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës,

Kam kënaqësinë që edhe njëherë të ju ftoj, të konkurroni në konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Ju ftoj ju, të gjithë të rinj e të reja të vendit tonë, të të gjitha komuniteteve pa dallim, që dëshironi të jeni pjesëtarë të FSK-së, që të na bashkoheni për shërbim ndaj vendit.

Si Ministër i Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garantoj proces fer dhe transparent, dhe në përputhje të plotë të procedurat dhe kriteret, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria e vendit, forcë profesionale, multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike.

Nga pozita e ushtarakut, ju rikujtoj se shërbimi në ushtrinë e vendit është detyrim i shenjtë, borxh dhe nder ndaj historisë, së tashmes dhe së ardhmes së vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Ju mirëpresim të gjithëve që çmoni të shenjta, Besnikërinë, Respektin, Shërbimin vetëmohues, Integritetin dhe Guximin, vlera ushtarake këto, të mishëruara në Detyrën, Nderin dhe Atdheun tonë.

Andaj, konkurroni pa hezitim, sepse FSK është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shërbimi ndaj saj është obligim i përbashkët.

Ne do të jemi me ju gjatë gjithë kohës duke ju mbajtur vazhdimisht të informuar.

Mos hezitoni të adresoni gjithçka që është në interesimin tuaj për gjithçka që ndërlidhet me konkursin.

“Ushtari është Ushtria. Asnjë Ushtri nuk është më e mirë se Ushtarët e saj. Ushtari është gjithashtu Shtetas. Në fakt, detyrimi dhe privilegji më i lartë i shtetësisë është të mbash armën për Atdheun”.

– General George S. Patton Jr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që…