![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/916D4DC1-42E1-485D-AEAB-956E3F330D00.png)
Çmimi i makiatos në Junik bëhet 0.80 cent
25 tetor 2021
| 17:43
Qytetarët e komunës së Junikut sot janë befasuar me çmimin e kafes nëpër lokalet e qytetit.
Deri me tani në këtë qytet çmimi i makiatos ka qenë 0.50, kurse nga sot çmimi është bërë 0.80 cent, shkruan Gazeta Projekti.
Po ashtu, në këtë komunë është rritur edhe çmimi i bukës.
Deri me tani në furrat e Junikut buka shitej 0.40 centë, ndërsa tani ka shkuar në 0.50 cent.