Katër fëmijë emigrantë mbyten në brigjet e Greqisë

26 tetor 2021 | 15:51

Ministri i Migracionit i Greqisë, Notis Mitarachi, ka bërë me dije se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte emigrantë nga brigjet e Turqisë është fundosur të martën pranë ishullit lindor grek, Kios.

Mitarachi ka thënë se 22 persona janë nxjerrë të gjallë dhe se së paku një emigrant është ende i zhdukur.

“Me gjithë përpjekjet më të mira të rojës bregdetare, katër fëmijë – të gjithë nga mosha 3 deri në 14 vjeç – konfirmohen të vdekur”, ka shkruar Mitarachi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ai e ka akuzuar Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimet nga bandat kriminale. Këto udhëtime nuk duhet të lejohen kurrë të ndodhin”, ka thënë Mitarachi.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë -rreth 4 milionë,  dhe thotë se BE-ja është e ngadalshme në përmbushjen e premtimeve për mbështetje financiare.

Emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në vendet e BE-së janë kryesisht të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, është paraqitur si dëshmitar në…