Mjekët në QKUK kryejnë një intervenim për ndalje të gjakderdhjes gastrointestinale, shpëtojnë 55- vjeçarin

27 tetor 2021 | 13:07

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se një ekip kujdestar nga Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK, i përbërë nga mjekë gastroeneterolog, anesteziolog dhe infermierë, kanë intervenuar tek një pacient për t’ia ndalur gjakderdhjen gastrointestinale.

Sipas ShSKUK-së, pacienti kishte gjakderdhje akute nga një ulçerë “forrest Ib”  në apeks, në afërsi të murit të pasmë të bulbusit, e cila e kishte shoqëruar për tri ditë me radhë.

Pacienti i ka shpëtuar intervenimit dhe sipas ShSKUK-së, ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti 55-vjeçar, i shtrirë në Njësinë Koronare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shpëtoi intervenimit kirurgjik dhe tash është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të mbahet turneu i nëntë memorial i shahut…