Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë, këto janë kushtet

27 tetor 2021 | 20:45

Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 01/2021 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III neni 8, neni 9 pika 1 dhe 2, dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë 27/10/2021 me nr. ref: 01/0847, Policia e Kosovës shpall:

K O N K U R S

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  3. c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  4. d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  5. e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  6. f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
  7. g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Forma e aplikimit për të gjithë të interesuarit në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com / Shpallje/Mundësi punësimi.

Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.

Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

Aplikimi për zyrtar policor bëhet online. Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com nga data 28.10.2021 deri me datën 16.11.2021.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 038-5080 lokali: 1554 apo 1722 si dhe në 038/245-184, prej orës 09:00-15:00.

Për më shumë informata kliko në linkun: Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në Komunën e Prizrenit, Ilir…