Ramiz Lladrovci njofton se sot u telefonua nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

27 tetor 2021 | 17:02

Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lladrovci ka thënë se kjo ishte një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarje e tyre në Hagë, sipas Lladrovcit, sot ishte hera e parë që e dëgjonte zërin e tyre.

Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, teksa ka thënë se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e dëgjoj zërin e tyre”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.

Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e dëgjoj zërin e tyre.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.

Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Halil Berisha ka përfunduar dëshminë në seancën gjyqësore për…