Tahiri reagon pas vendimit për pezullimin e vendimit të Kuvendit për KPMShCK-në

27 tetor 2021 | 17:45

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarëve të  Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar iniciuesi i kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë se vendimit të Kuvendit për shkarkimin e KPMShCK-së, Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Ai ka thënë se është i lumtur që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejt çështjes se ngritur nga PDL-ja lidhur me këtë shkarkim e paligjshëm të anëtarëve të KPMShCK-së.

“Si në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e pa lëkundur në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Afër katër muaj më parë, ne paralajmëruam mazhorancën e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje se shkarkimi i jashtëligjshëm i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ishte kundërkushtetues, si dhe një përpjekje e hapur për të ndërhyrë politikisht në mënyrë brutale, në një institucion të pavarur e të bazuar shumë qartë në ligj.

Si deputet iniciues, jam shumë i lumtur që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë çështjes së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me këtë shkarkim të paligjshëm, duke prishur kalkulimin e këtij pushteti që s’pyet për parime dhe ligjshmëri.

Sot kjo gjykatë, aprovoi kërkesën për masën e përkohshme, respektivisht vendosi pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Kuvendit, i cili i shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Ne jemi të bindur se i tillë do të jetë edhe vendimi meritor për vlerësimin e këtij rasti.

Kjo është një fitore e të drejtës mbi padrejtësinë, e meritës mbi arrogancën. Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj.

Institucioni i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, është aty për të mbrojtur nëpunësit civil dhe të drejtat e tyre. Ai, siç çdo institucion tjetër i pavarur e kushtetues, nuk mund dhe s’do të lejojmë të shndërrohet në mjet të pushtetit për shantazh ndaj nëpunësve publik në Republikën e Kosovës.

Si në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e pa lëkundur në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i vogël individësh jashtëzakonisht të pasur mund të…