“Facebooku” ndryshon emrin

28 tetor 2021 | 20:47

“Facebooku” ka ndryshuar emrin në “Meta” si pjesë e ribrendimit të madh të rrjetit social.

“Facebook”, bëri të ditur në një konferencë për media se do të ndryshojë emrin e saj të korporatës në Meta, shkruan “BusinessInsider”, raporton “Epoka e re”.

“Nga tash e tutje, ne së pari do të quhemi si metaverse, jo Facebook. Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por çdo ditë e më shumë ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Aktualisht, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, tha Zuckerberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 85:83 (19:28,…