Besart Krasniqi i LV-së zgjedhet asamblist në Prishtinë

28 tetor 2021 | 21:23

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi i cili ka garuar në listën zgjedhore me numër 25, ia ka dalë që të merr 571 vota të qytetarëve të Prishtinës.

Krasniqi me këto vota ka fituar ulëse në kuvendin komunal duke u bërë asamblist për herë të parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Të dashur qytetarë!

Pas rezultateve të publikuara sot nga KQZ, dua të ju njoftoj se jam zgjedhur asambleist, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, ku kam marrë 571 vota.

Faleminderit shumë, të gjithë juve dhe secilit prej juve, për përkrahjen, mbështetjen dhe voten tuaj.

Zoti na bëftë, të sinqertë, të drejtë e të dobishëm, për vendin tonë e Kryeqytetin tonë, Prishtinën .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebooku” ka ndryshuar emrin në “Meta” si pjesë e ribrendimit…