Prishtinës i kthehet ajri i ndotur

29 tetor 2021 | 08:26

Sipas matësit të ajrit në kryeqytet, IQAir, momentalisht ajri është i ndotur dhe jo i shëndetshëm.

Parametrat tregojnë se indeksi i ajrit është 141, ndërsa PM2.5, që është konstantja e ajrit, është 5.2 herë më e rëndë sesa parametrat e OBSh-së.Gazrat nga makinat dhe djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje e cila mbetet e pazgjidhur për vite me radhë.

Sipas IQAir, në këtë lloj ajri, duhen bartur maskat, mbyllur dritaret për të evituar ajrin e papastër, duhen reduktuar aktivitetet në ambiente të hapura dhe të pastrohet ajri përmes aparateve për ambiente të mbyllura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…