ShBA-ja dënon dy neo-nazistë për planifikim të rrëzimit të qeverisë amerikane

29 tetor 2021 | 08:36

Dy neo-nazistë, të cilët ishin incizuar duke bërë komplot për një sulm të dhunshëm me qëllim të rrëzimit të qeverisë amerikane, janë dënuar me nëntë vite burgim.

Brian Mark Lemley, 35 vjeç, dhe kanadezi Patrik Jordan Mathews, 29 vjeç, ishin anëtarë të grupit nacionalist terrorist, “Base”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ata u deklaruan fajtorë ndaj akuzave në qershor të këtij viti. Ndonëse ata nuk u shpallën fajtorë për ndonjë krim të dhunshëm, gjykatësi vlerësoi se dënimi i tyre meriton një përforcim kundër terrorizmit.

Me anë të kamerave të instaluara në shtëpinë e tyre në Delaware, ata u kapën duke diskutuar se si një tubim për armë në Richmond të Virgjinias vitin e kaluar do të mund të përdorej për orkestrimin e rrëzimit të qeverisë amerikane.

Përpos shkatërrimit të linjave të hekurudhave dhe helmimit të rezervave të ujit, ata planifikuan që ta lironin nga burgu vrasësin masiv racist, Dylann Roof, sipas hetuesve.

Gjykatësi amerikan, Theodore Chuang, tha se incizimi e dëshmon egërsinë e dëshirës së tyre për të vrarë dhe për ta rrëzuar qeverinë amerikane. “Gjykata e refuzon nocionin se kjo ishte thjesht një bisedë mes miqve”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona të maskuar janë futur në shtëpinë e një…