![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/vv-600x360-1.jpg)
Kur pa LV-ja që s’fitoi asnjë komunë, nisi të shpërndajë para poshtë e lartë
29 tetor 2021
| 08:50
Gazetari Valon Syla ka folur për vendimet e fundit të qeverisë Kurti për shtesa të pensionistëve e për konkurse në FSK.
Syla në Pressing të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të shpërndajë para, pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor ku doli se nuk kishte fituar asnjë komunë pa balotazh.
“Shihet qartë që Vetëvendosja kur e pa që në asnjë komunë nuk ka fituar pa balotzh, ka nisë me shpërnda para poshtë e lartë. Këto janë stilet e VV për të blerë vota qofte me shtesa qoftë me konkurse në FSK. Nuk jemi ne fortë në zor me i marrë 800 ushtarë sot. Vetëvendosja premtoi vende në ushtru për vota në Shtime”, tha Syla.