Kurti i bëri shtesat për fëmijë, por nxënësit më s’i kanë librat falas

29 tetor 2021 | 08:52

Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë e se po merr vendime për shkak të fushatës zgjedhore. Thotë se qeveria dha 10 euro shtesa për fëmijë derisa ndaloi shpërndarjen falas të librave për nxënësit që vijojnë shkollimin fillor.

“Vetëvendosje e ka opozitë vetveten. Vetëvendosje të gjitha ato kauza të paqena në të cilat është ngrit sot është kah del kundër atyre çka i ka thënë”, thotë Avdiu.

“Shtesat e fëmijëve i kanë bërë nga 10 euro mirëpo librat falas për nivelin fillor nuk janë. Edhe shumë më shumë ka kosto blerja e librave sesa shtesat 10 euro”, theksoi ajo në emisionin “Pressing” në T7.

“Ai po do me bo fushatë edhe me dalë me ofruar diçka në televizion “çka jam tu bo unë që s’kanë bërë tjerët” mirëpo fëmijët i kanë pasur qe një kohë shumë të gjatë librat falas edhe sot më nuk i kanë. Këto janë kalkulime kryekëput zgjedhore”, theksoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka folur për vendimet e fundit të…