Fushë-Kosova nis vaksinimin kundër gripit sezonal

29 tetor 2021 | 11:53

Fushë Kosova nga sot fillon vaksinimin i qytetarëve me vaksinat kundër gripit sezonal.

Në njoftimin për media të QKMF-së në Fushë-Kosovë është thënë se vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme.

“Nga sot, e premte, datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njejtë ku bëhet vaksinimi kundër Covid-19)”, është thënë në njoftimin e QKMF-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zarf i zi nga vëllai i madh ka shqetësuar…