Islami: Kundër Malishevës do t’i marrim tri pikët e plota

29 tetor 2021 | 16:49

Drita e Gjilanit nesër përballet me skuadrën e Malishevës. Në konferencën për media një ditë para ndeshjes i pranishëm ishte futbollisti Përparim Islami, i cili ka thënë se Drita ka punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje dhe se synim ka t’i vazhdojë rezultatet pozitive.

“Ndeshjen e radhës e kemi me një ekip të ri në Superligën e Kosovës, e cila ka një grup të lojtarëve shumë të mirë, me përvojë dhe të rinj dhe është ekip i kombinuar. Ne kemi punuar gjatë tërë javës dhe kemi marrë masat e duhura për këtë takim. Shpresoj ta japim maksimumin e t’i marrim tri pikë të plota. Në ndeshjet e fundit kemi ecuri të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultate sa më të mira në ndeshjet e mbetura”, ka thënë Islami.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasje të ashpra në mes të avokatit të Kadri Veselit,…