Avokati i Veselit e sheh të pamundur që gjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së të fillojë para fundvitit të 2022-s

29 tetor 2021 | 17:37

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se e sheh të pamundur që gjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së të fillojë para fundvitit të vitit 2022.

“Nuk mendoj, dhe duket absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës”.

“Po bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është e qartë që procesi i hetimit kërkon kohë prej një viti për mbrojtjen” ka thënë Emmersoni.

Në Gjykatën Speciale të premten është mbajtur seanca lidhur me ecurinë e rastit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti i shtetit po keqpërdoret në funksion të fushatës së…