![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/53270278-B85E-451C-AE82-E23A33425182.jpeg)
Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës “vjeshtojnë” në bregdet
30 tetor 2021
| 14:46
Jo vetëm në verë, por edhe gjatë vjeshtës shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për fundjavë.
Ditën e sotme është konstatuar një fluks i lartë makinash në pikën e kalimit kufitar Morinë.
Si duket qytetarët kanë dashur që të shfrytëzojnë motin e mirë me diell këtë fundjavë në vendin tonë.
Policia kufitare prej mëngjesit punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele.