Mourinho i dëshiron këta dy futbollistë në janar

01 nëntor 2021 | 12:44

Juventusi po sheh mundësinë për të ndërhyrë që në merkaton e janarit pas situatës së vështirë që po kalon këtë sezon në kampionat.

E përditshmja torineze “Tuttosport” raporton se klubi torinez po mendon për të transferuar një sulmues dhe nje tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për Dusan Vlahoviq, i cili po kalon një formë të fantastike te skuadra e Fiorentinës. Dëshira e bomberit serb është që të nisë një aventurë të re në një ekip me emër, teksa skuadra torineze mund t’ia garantojë një gjë të tillë që në janar.

Në mesfushë Witseli shihet si objektivi më i arritshëm, por më parë klubi torinez duhet të shesë futbollistë. Ramsey dhe Mckennie janë të parët që do të hidhen në merkato, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Allegrit. Shitja e amerikanit do të ndihmojë klubin bardhezi që të gjejë fondet për sulmuesin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur e ka shkarkuar trajnerin Nuno Espirito Santo. Santo…