Letra e Majlindës për vajzat e Kosovës: Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës

02 nëntor 2021 | 10:37

Sukseset e saj kanë bërë jehonë në të gjithë botën.

Është xhudistja Majlinda Kelmendi, ajo e cila është frymëzim për çdokënd në Kosovë.

Ajo së fundmi ka shkruar një letër për vajzat e Kosovës.

Përmbajtja dhe porosia e saj shërben për të iu dalë në ndihmë grave dhe vajzave që kanë nevojë për t’ua bërë me dije një shenjë që ato mund t’ia dalin.

“Zhgënjime do të ketë. Edhe dyer të mbyllura dhe grupe njerëzish që do t’ua bëjnë rrugën vështirë të kalueshme. Mirëpo kjo është e bukura. Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës. Mblidhni vështirësitë dhe shndërrojini në forcë. Guxoni të ëndërroni dhe vraponi fuqishëm pas ëndrrës tuaj”, është ndër porositë kryesore të kësaj letre të shkruar për “Jahjaga Foundation”.

Letrën e plotë të Majlinda Kelmendit mund ta gjeni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexis Sanchez është rikthyer në formë të mirë pas lëndimeve…