Fillon vazhdimi i gjykimit ndaj Salih Mustafës

02 nëntor 2021 | 11:50

Ka filluar vazhdimi i gjykimit ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Sot në rastin kundër Salih Mustafës do të dëshmojë dëshmitari i radhës.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj të cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet irakiane kanë njoftuar të hënën se së fundi ia…