Rreth 1 mijë stenta janë vendosur tek pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti në QKUK

02 nëntor 2021 | 13:20

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se gjatë pjesë se parë të këtij viti, kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta të pacientët.

Po ashtu, ShSKUK-ja ka bërë me dije se në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

“Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 ekokardiografi transezofageale.  Pas qetësimit të situatës me Covid-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe tentimeve”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth u fotografua nga paparazët duke drejtuar makinën pranë…