Shpërthime në spitalin e Kabulit, të paktën 15 të vdekur

02 nëntor 2021 | 13:29

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 34 janë plagosur kur dy shpërthime kanë ndodhur në spitalin më të madh ushtarak të Afganistanit në Kabul, ka thënë të martën një zyrtar taleban i sigurisë.

Shpërthimet kanë ndodhur në hyrje të spitalit me 400 shtretër Sardar Mohammad Daud Khan në qendër të Kabulit dhe forcat e sigurisë ishin dërguar në zonë, ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Qari Saeed Khosty.

Nuk kishte asnjë konfirmim për numrin e viktimave, por një zyrtar taleban i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kishte të paktën 15 të vdekur dhe 34 të plagosur, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat raportuan se braziliani Vinicius Junior është tifoz i Barcelonës…