Zidane është tifoz i Marseillet, por nuk e përjashton kalimin te PSG-ja

02 nëntor 2021 | 14:00

Zinedine Zidane e ka një peng. Lojtari e më pas trajneri që ka fituar gjithçka në karrierën e tij, i është kthyer kohës dhe e ndien se diçka i mungon. Si çdokujt, në fakt.

Pengu i karrierës së tij si futbollist është Marseille. Duke folur për “La Provence”, Zidane ka folur për klubin e zemrës së tij.

“Një peng për mua mbetet fakti që nuk munda ta vishja asnjëherë fanellën e Marseillet. Kjo është skuadra e zemrës, por ishin të shumta arsyet që e bënë të pamundur transferimin tim në ekip”, ka thënë “Zizu”. Por tani si trajner ai nuk e ka fshehur se një ofertë nga PSG-ja do ta tundonte.

“Jam marsejez dhe i tillë do të mbetem gjithë jetën, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, ka deklaruar Zidane, duke iu referuar një emërimi të mundshëm si trajner i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar përfundimisht me 12…