Ronaldo, pas dy golave kundër Atalantës: Gjithmonë besojmë deri në fund

03 nëntor 2021 | 11:15

Cristiano Ronaldo edhe një herë ka qenë vendimtar për skuadrën e Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez shënoi dy gola në ndeshjen kundër Atalantës, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që e ka ndihmuar skuadrën e tij për të marrë një pikë në këtë ndeshje mjaftë të vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por besuam deri në fund se mund t’ia dalim. Unë kam ndihmuar skuadrën time të sigurojë një pikë dhe jam me të vërtetë i lumtur. Nuk dorëzohemi kurrë dhe besojmë gjithmonë deri në fund. Për ne është një rezultat i mirë. Në fillim ishte e vështirë, e dinim që Atalanta do të na vendoste nën trysni, është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. Ishim pak me fat në fund, por kështu është futbolli”, ka thënë Ronaldo.

Manchester United është në pozitën e parë në grupin F me shtatë pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar marrëveshjen për…