KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të raundit të parë

03 nëntor 2021 | 11:21

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se sot në ora14:00 ky komision do të certifikojë  rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, të cilët kanë fituar në raundin e parë.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje të KQZ-së do shpallen edhe rezultatet  përfundimtare për kuvendet komunale.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 3 nëntor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021”, ka tregua Elezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo edhe një herë ka qenë vendimtar për skuadrën…