Haxhiu: Koncept-dokumentin për vettingun e kemi dërguar në Komisionin e Venecias

03 nëntor 2021 | 11:47

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë, ka bërë me dije se koncept-dokumentin e kanë dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias.

Haxhiu ka thënë se kanë marrë përgjigje pozitive paraprake nga ky komision se do ta trajtojnë këtë çështje.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”, ka thënë Haxhiu.

Paraprakisht, Haxhiu u ka thënë pjesëmarrësve në këtë takim se procesi i vettingut “do të mundësojë që brenda sistemit të drejtësisë të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që kanë integritet të lartë moral”.

“Jam shpresëplotë edhe për faktin se ky proces reformimi i sistemit tonë të drejtësisë po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga partnerët strategjikë, siç janë ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se për këtë çështje do të takohet edhe me grupet parlamentare të partive opozitare për ta arritur një konsensus për atë që ajo e ka quajtur reformë në drejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina dhe Rusia i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të…