Zafir Berisha përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

03 nëntor 2021 | 14:08

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka vendosur ta përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë me dije Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate dërguar mediave.

“Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet në komunikatën e Nismës.

Komunikata e plotë e Nismës:

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në).

NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.

Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka mirëpritur vendimin e…