Shaqir Totaj arrin koalicion edhe me AAK-në dhe AKR-në

03 nëntor 2021 | 14:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, pas arritjes së koalicionit me Nismën, ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me AAK-në dhe AKR-në.

“Slogani e zotimi jonë Bashkë për Prizrenin po merr kuptim çdo ditë. Sot iu bashkuan vizionit tonë edhe kolegët e nderuar, kryetari i NISMA-së, dega në Prizren, Zafir Berisha, kryetari i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe ai i AKR-së, Afrim Tejeci”.

“I falendëroj për besimin e tyre, mbështetjen dhe gatishmërinë për ti ofruar Prizrenint një qeversje të mirë. Marrëveshja jonë është parimore dhe programore duke e vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake. Na priftë e mbara”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar…