Shefi i BE-së në Kosovë: Të ndërtohet besimi me shtetet anëtare të BE-së që të hiqen vizat

04 nëntor 2021 | 17:26

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka thënë se deputetët e Parlamentit Evropian dhe të atij të Kosovës duhet të vazhdojnë të ndërtojnë besimin me shtetet anëtare të BE-së që të arrihet synimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Raporti i Komisionit Evropian dhe presidentja e KE-së, von Der Leyen janë shumë të qartë në këtë pikë. Komisioni qëndron prapa rekomandimit të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Propozimi i Komisionit Evropian është përkrahur po ashtu nga Parlamenti Evropian, por akoma është nën shqyrtim në Këshillin e BE-së. Unë llogaris në përkrahjen e të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë besim me shtetet anëtare të BE-së që më në fund të arrihet ky qëllim”, ka thënë Szunyogu, duke inkurajuar  Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë punën në reformat evropiane.

“Kam nderin të ju drejtohem këtu në Kuvend në emër të përfaqësuesit të lartë të be-së, Josep Borell në takimin e shtatë për MSA-në. Ky takim është mbledhur sërish pas dy viteve. Qeveria gëzon shumicë të konsiderueshme, dhe i inkurajojë që të vazhdojë punën në reformat evropiane”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nominuari i presidentit Joe Biden, Jeffrey Hovenier, në seancën…