14 raste të reja dhe 2 mijë e 646 të vaksinuar në 24 orët e fundit

05 nëntor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 14 raste të reja me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë mbi 2 mijë e 600 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 646 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 578 022 doza të vaksinës. Deri më sot 737 475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e nëntë në Art Motion Superligën e Kosovës në…