Mësuesja në Prishtinë godet nxënësin, viktima merr tretman mjekësor

06 nëntor 2021 | 09:31

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj i mitur, është goditur nga mësuesja e shkollës.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e aviacionit në Shqipëri 10 vite më parë ofronte…