Real merr kreun e La Ligas

06 nëntor 2021 | 23:48

Real Madrid është kthyer në krye të La Liga-s.

Los Blancos kanë mundur 2-1 Rayo Vallecano-n në javën e 13-të të kampionatit spanjoll dhe kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve.

Sfida e luajtur në Bernabeu është zhbllokuar nga një predhë e Toni kroos në minutën e 14-të, me Benzema që ka dyfishuar avantazhin e vendasve në minutën e 38-të.

Miqtë kanë arritur të ngushtojnë rezultatin 13 minuta para fundit me Radamel Falcao-n, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë…