Lirika Tafa bëhet pjesë e ballinës së revistës ‘Global Woman’

07 nëntor 2021 | 00:06

Tafa si një nënë e përkushtuar, edhe pse e re në moshë, shërben si shembull frymëzues – historia e së cilës jep një mesazh të fortë për brezin e ri dhe jo vetëm.

Global Woman, revistë që shquhet për profesionalizmin dhe spikatjen e emrave më premtues e më me zë shqiptar, numrin më të ri ia ka kushtuar Lirika Tafës, vajzës e cila po shërben si shembull për gjeneratat e reja falë suksesit të jashtëzakonshëm si businesswoman.

Vivienne Academy, biznes i udhëhequr nga ajo, sot është një institucion profesional që ofron mundësi të pafundme për këdo që kërkon të zhvillohet në fushën e bukurisë.

Tafa si një nënë e përkushtuar, edhe pse e re në moshë, shërben si shembull frymëzues – historia e së cilës jep një mesazh të fortë për brezin e ri dhe jo vetëm.

Ajo tashmë po cilësohet Ambasadore e Bukurisë nga “Global Woman Albania”.

Tafa është shprehur jashtëzakonisht e nderuar që imazhi i saj është vendosur në ballinën e kësaj reviste, e cila në një prej numrave paraprak kishte vendosur presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Tutje, ajo ka falënderuar drejtoreshën e “Global Woman Magazine London”, Linda Prendi e cila në “Instagram” e ka cilësuar Tafën si një model për brezin e ri se si duhet të jetë gruaja shqiptare.

Kujtojmë se Revista “Global Woman” ka për synim të nxjerrë në pah gra të suksesshme, profesioniste dhe sipërmarrëse të të gjitha fushave, nga mbarë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është kthyer në krye të La Liga-s. Los…