Reshje të dendura bore mbulojnë Kinën, anulohen fluturime e mbyllen dhjetëra autostrada

07 nëntor 2021 | 18:34

I ftohti i madh ka mbërritur në Kinë, duke bërë që disa qytete përfshirë edhe Peknin të mbulohen nga reshje të dendura dëbore.

Si rrjedhojë, autoritetet thonë se kanë anuluar të gjitha fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizjet e trenave. Temperaturat kanë rënë nën zero, e të ftohtit vetëm sa vjen e po rritet nga perëndimi në lindje. Në Pekin, qytetin më të afërt të Tyengin në verilindje, ka pasur reshje bore.

Instituti hidrometeorologjik i këtij vendi ka alarmuar me ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive të fuqishme. Janë mbyllur dhjetëra autostrada, duke bërë që të anulohen edhe shumë linja të autobusëve dhe qindra fluturime nga dy qytetet më të mëdha kineze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga…