ShBA-ja hap kufijtë për të vaksinuarit

08 nëntor 2021 | 11:31

Duke nisur që sot, ShBA-ja ka rihapur kufijtë e saj për vizitorët e huaj, duke i dhënë fund bllokimit gati 20 mujor. Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak rritjes së shifrave të infektimeve nga Covid-19.

Ky vendim preku qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së.

Nga sot linjat ajrore presin një vërshim vizitorësh.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk janë të detyruar të karantinohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BIG BROTHER VIP  -  Në Fun Club sot është diskutuar…