Ja sa raste pozitive me Covid janë paraqitur gjatë 24 orëve të fundit

08 nëntor 2021 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm tetë raste të reja me Covid.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi gjashtë qytetarë.

“Nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 440.  Në total numri i rasteve aktive është 462”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu Na duhet mbështetja e juaj qytetarë të nderuar…