Bashkë me qytetarin – bashkë për Kosovën

08 nëntor 2021 | 15:06

Faton Abdullahu

Na duhet mbështetja e juaj qytetarë të nderuar në tetë komuna ku jemi në balotazh, që të angazhohemi edhe më shumë dhe të sigurojmë jetë më të mirë për secilin prej jush. Fitoret e raundit të parë dëshmuan se ju me votën e juaj e besoni këtë.

Na duhet mbështetja e juaj qytetarë të fitojmë, për ta dëshmuar para vetes dhe të tjerëve se, ajo çfarë po bëjmë si parti është nismë e re dhe e mirë e një rruge të vështirë por të dinjitetshme, për zhvillimin, dhe demokratizimin.

Na duhet mbështetja e juaj që të fitojmë në tetë komuna për të dëshmuar se rrënjët e PDK-së (vlerat e luftës, koncepti institucionalist dhe ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme e demokratike) janë dëshmi se kthimi atje tek ato rrënjë, është për të arritur bashkë tek ai realitet i ri që e aspirojmë.

Na duhet mbështetja e juaj që të fitojmë dhe ju garantojmë se nuk jemi duke punuar, as ndryshuar, për ti pëlqyer, as vardisur, askujt, përveç vullnetit tuaj, vullnet i cili është busull orientuese e punës dhe ndryshimeve tona.

Na duhet mbështetja e juaj që të fitojmë sepse, jemi duke punuar shumë në tetë komunat, ku shquhet sidomos puna e kandidatëve tanë e ata janë më të mirët.

Na duhet mbështetja e juaj qytetarë sepse jemi duke punuar për të krijuar realitete të reja për kualitete të reja.

Na duhet mbështetja e juaj pos tjerash, edhe për një reformim pa hezitim, edhe për një rifillim me guxim, edhe për shumë dinjitet në këtë rrugëtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i…