Zyrtarë të lartë të Universitetit “Haxhi Zeka’ pjesë e konferencës ‘The Faceof Prosperity’

28 maj 2018 | 15:32

Në konferencën ndërkombëtare “The Faceof Prosperity” e cila është mbajtur në Kwidzyn të Polonisë, që është organizuar nga “Powislanska Szkola Wyzsza” kanë marrë pjesë prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Sabiha Shala, ushtruesja e dekanit të Fakultetit Juridik të këtij universiteti, Gjylbehare Murati, dhe profesoresha Mimoza Hyseni Spahiu.

Gjylbehare Murati në këtë konferencë ka prezantuar punimin “Creating prosperity: the role of Universities in the Transformation Societies: Lessons from Kosovo”, kurse Sabiha Shala dhe Mimoza Hyseni Spahiu, kanë marrë pjesë në cilësinë e anëtarit të këshillit shkencor të konferencës.

Pjesëmarrja në këtë konferencë është realizuar në kuadër të projektit të financuar nga  Erasmus+ “Marrëveshje Mobiliteti për Staf Akademik UHZ-PSW”

Universiteti “Haxhi Zeka” është prezantuar edhe në panairin ndërkombëtar  të arsimit të lartë “Future is Yours”. Edhe ky panair është mbajtur në kuadër të marrëveshjes të mobilitetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e parë të post-monitorimit pas…