Ronaldo mund të largohet nga Unitedi

09 nëntor 2021 | 16:41

Cristiano Ronaldo u rikthye tek Manchester United pas 12 vitesh.

Portugezi erdhi me shumë bujë këtë verë tek “Djajtë e kuq” ku rikthimi i tij u prit me shumë gëzim nga klubi dhe tifozët e saj. Por mesa duket ka një mundësi që Ronaldo të largohet nga United.

Klubi anglez nuk po kalon një moment të mirë dhe tshmë ka humbur dy ndeshje në shtëpi nga dy rivalët e tyre kryesorë, Liveerpool dhe Manchester City. Momentalisht United ndodhet në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve.

Performanca e tyre nuk është ajo që pritej edhe pse në verë u afruan tre lojtarë të kalibrit të lartë si Ronaldo, Sancho dhe Varane.

Sipas “Express”, Ronaldo do të largohej me dëshirën e tij nga klubi nëse Manchester United nuk do të arrinte të siguronte një vend për Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ia ka pranuar kërkesën…