Rama: Do të angazhohem t’i thyej barrierat që pengojnë gratë

10 nëntor 2021 | 11:54

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është zotuar se do të angazhohet për t`i thyer barrierat që pengojnë gratë në arritjen e potencialit të tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto pengesa janë praktikat diskriminuese dhe stereotipet gjinore.

“Unë si Kryetar i Ri i Prishtinës, do të angazhohem që t’i thej barrierat e shumta të cilat i pengojnë gratë për të arritur potencialin e tyre, siç janë praktikat diskriminuese, stereotipet gjinore, qasja në financa, etj”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Çeku së bashku me djalin e tij Selimin forcat…